Juve projekton të ardhmen, tre rinovime me peshë brenda marsit
Me një objektiv të qartë, të sigurojnë prezencën në Champions League, Juventus po projekton të ardhmen e klubit, ku tre janë pikat kryesore, trajneri Spalletti, Kenan Yildiz dhe McKennie. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë shumë të kënaqur nga puna që ka bërë Spalletti, për këtë arsye i kanë vendosur në tavolinë kontratën e re. Spallettit nënshkroi deri në fund të këtij sezoni, me objektiv të sigurojnë Champions League, por Juve është gati të hedh firmën mbi kontratën e re, e vlefshme deri në 2028. Në qendër të projektit është pa diskutim Kenan Yildiz, me fantazistin turk që ka një kontratë të vlefshme deri në 2029, por paga që përfiton, 1,1 milionë euro në sezon, detyron Juven të futen në negociata për të përmirësuar kushtet...
Burimi:
gijotina.com