Juve nuk “vdes” kurrë, i “rrëmben” një pikë Romës, Spalletti i thur elozhe Zhegrovës (VIDEO)

Juve nuk “vdes” kurrë, i “rrëmben” një pikë Romës, Spalletti i thur elozhe Zhegrovës (VIDEO)

“Zonja e Vjetër” nuk vdes kurrë, këtë herë shmang humbjen në limite përballë Romës, por pika e marrë një kryeqytet i shërben pak ekipit të Spallettit, me Juven që e sheh veten jashtë zonës Champions pas javës së 27-të. Aktualisht ndodhen në vendin e 6-të në kuotën e 47 pikëve, katër pikë larg Romës së vendit të katërt dhe -1 nga Como. Roma i befasoi në minutën e 39-të ku Wesley realizoi një super gol me një goditje fantastike. Pjesa e dytë ishte spektakolare, ku fillimisht Conceicao iu përgjigj Wesley-t në të njëjtën formë, me një gol edhe më të bukur duke barazuar shifrat në 1-1. Roma mori edhe një herë kontrollin e lojës duke realizuar dy gola të shpejtë. Fillimisht ishte Ndicka që rikthehu...