Juve ende shpreson te Bernardo Silva: “Nuk kam marrë ende një vendim për të ardhmen”
Pista është vështirësuar pas mungesës së kualifikimit në Ligën e Kampionëve, por Juventusi vazhdon të shpresojë te goditja e madhe, Bernardo Silva. Fantazisti portugez, i lirë pas aventurës së gjatë te Manchester City, ka vendosur ta shtyjë vendimin për të ardhmen deri pas Botërorit. 31-vjeçari nuk ka mbyllur derën për asnjë nga klubet e interesuara, përfshirë edhe Juventusin. Pas miqësores së Portugalisë në prag të Botërorit, ai deklaroi: “Nuk kam marrë ende një vendim përfundimtar. Kam shumë opsione dhe i respektoj të gjitha klubet që më kanë bërë ofertë. Dua një skuadër që më dëshiron vërtet, ky është një aspekt shumë i rëndësishëm për mua. Kur të marr vendim, do t’ua komunikoj të gjithëve”. Këto fjalë mbajnë gjallë shpresat e Juventusit, ku Bernardo do të...
Burimi:
telesport.al