Jurgen Uldedaj mbron titullin kampion bote IBO në peshën “cruiserweight”, mund me vendim unanim rivalin britanik
31 Maj 2026 0:21 Telesport Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur të shtunën në mbrëmje titullin kampion bote të kategorisë IBO në peshën “criuserweight” (pesha deri 93kg). Në stadiumin “OVO Arena Wembley” të Londrës, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Austine Nnamdi. Një fitore disi e vëshfirë por e merituar e boksierit lezhjan, që ishte përgatitur për t’u përballur me një tjetër rival, amerikanin Muhsin Cason. Por, ku i fundit, për arsye shëndetësore u detyrua të tërhiqej pak ditë para sfidës dhe vendin e tij e zuri britanikuNnamdi. Gjithsesi, Uldedaj bëri një paraqitje të mirë në ring, duke rivalizuar dhe patur epërsi shumicën e 12 raundeve, duke e merituar fitoren. Për boksierin shqiptar, 22 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë, kjo është...
Burimi:
telesport.al