Junajtid synon të marrë Kamavingën, Reali bëhet gati ta lëshojë futbollistin

Junajtid synon të marrë Kamavingën, Reali bëhet gati ta lëshojë futbollistin

Adriatik BALLA Klubi i madh i Premier League angleze, Mançester Junajtid, nuk e ka përfunduar ende rindërtimin e mesfushës dhe mund të marrë së shpejti dritën e gjelbër për transferimin e një prej objektivave të tij afatgjatë, Eduardo Kamavinga. Klubi nga “Old Trafford” është lidhur me shumë emra gjatë merkatos së verës, por deri tani ka shpenzuar rreth 85 milionë paund për transferimin e Andrej Santos nga Çelsia dhe Juri Tielemans nga Aston Vila. Dy marrëveshjet befasuan shumë njerëz, por trajneri Mkhael Karrik vazhdon të kërkojë përforcime të tjera në mesfushë. Largimi i Kasemiros dhe dëmtimi serioz në gju i Manuel Ugartes kanë krijuar nevojën për një tjetër lojtar cilësor në këtë repart, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se Junajtid mund të ketë mundësinë ta...