Jose Mourinho arrin marrëveshjen me Florentino Perez, gati kthimi te Real Madrid
José Mourinho është gati të kthehet te Real Madrid, 13 vjet pas largimit të tij. Siç raporton Fabrizio Romano, trajneri portugez ka arritur një marrëveshje verbale me Florentino Perezin, Presidentin e klubit madrilen. Mungon vetëm firma në kontratën dyvjeçare. “Special One” pritet të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll pas ndeshjes së Blancos kundër Athletic Bilbao, java e fundit e La Liga-s, e planifikuar për të shtunën, më 23 maj, në orën 21:00. Në periudhën e tij të parë në Madrid (2010-2013), Mourinho fitoi një titull të La Liga-s, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle.
Burimi:
opinion.al