Josa apo Daja? Orelesi zgjedh trajnerin dhe dy lojtarët më të mirë shqiptarë
Ish-mesfushori i Skënderbeut, Nurudeen Orelesi, ishte i ftuar në emisionin “Mega Botëror” nga Altin Sulçe në A2CNN, ku iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta rreth periudhës së tij te klubi korçar. I vendosur përballë zgjedhjes mes dy trajnerëve me të cilët ka punuar te Skënderbeu, Mirel Josa dhe Ilir Daja, Orelesi zgjodhi pa hezitim Josën si trajnerin më të mirë. “Josa, sipas opinionit tim”, u shpreh ish-mesfushori nigerian. I pyetur për lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur te Skënderbeu, Orelesi theksoi se skuadra ka pasur shumë futbollistë cilësorë ndër vite, duke përmendur Ivan Gvozdenoviçin, Sebino Plakun dhe Pero Pejiçin. Gjatë intervistës, ai vlerësoi edhe presidentin e klubit, Ardjan Takaj, për mënyrën se si ka drejtuar ekipin. “Është një njeri i mirë që...
Burimi:
sportekspres.com