Jorge Jesus prezantohet te Portugalia: Cristiano Ronaldo nuk do të jetë kurrë problem
Trajneri i ri i Portugalisë, Jorge Jesus, u prezantua zyrtarisht në konferencën e tij të parë për shtyp, duke dërguar një mesazh të qartë për rolin e Cristiano Ronaldos në kombëtare: “Kam ardhur për të fituar dhe, me cilësinë që kemi, për të nxjerrë në pah vlerat e lojtarëve e të kombëtares. Ende nuk kam folur me Cristianon, por ai nuk do të jetë kurrë problem, as për kombëtaren dhe as për mua. Sa iu përket polemikave, secili le të mendojë çfarë të dojë”. I pyetur për aktivizimin e Ronaldos, Jesus u përgjigj: “Është ndeshja ajo që i dikton rregullat, nëse duhet të luajë apo jo”. Trajneri portugez bëri edhe një deklaratë interesante për karrierën e tij: “Nuk do të arrij ta stërvis të tretin,...
Burimi:
telesport.al