Jo vetëm Rodri e Diomande, Mourinho kërkon edhe një tjetër yll të madh
26 Korrik 2026 15:40 Telesport Ditët e ardhshme pritet të jenë shumë të rëndësishme për Real Madridin në këtë merkato. “Los Blancos” po punojnë për të finalizuar transferimin e Yan Diomande nga Leipzig, të Rodri nga Manchester City si dhe të Alessandro Bastoni nga Inter. Sipas AS, Jose Mourinho nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të qendërmbrojtësi elitar, ndaj ka kërkuar nga drejtuesit të mbyllin sa më shpejt këtë çështje. Objektivi i parësor i madrilenëve për qendrën e mbrojtjes ishte Nico Schlotterbeck, por dëmtimi i gjermanit në Kupën e Botës, ka bërë që hedhin sërish sytë nga Bastoni. Në anën tjetër, Inter vazhdon të jetë i palëkundur, Alessandro Bastoni do të largohet vetëm për një ofertë që nis nga 70 milionë euro.
Burimi:
telesport.al