Jo vetëm Reali, edhe Manchester United kërkon Xhakën, menaxheri Cenolli: Vlen 35 milionë euro

Jo vetëm Reali, edhe Manchester United kërkon Xhakën, menaxheri Cenolli: Vlen 35 milionë euro

Menaxheri i futbollit Mario Cenolli komentoi të ardhmen e Granit Xhakës dhe kritikat e fundit të Zlatan Ibrahimoviçit ndaj kapitenit të Zvicrës, gjatë një interviste në emisionin “Mega Botëror” me Altin Sulçen në A2CNN. Duke folur për mundësinë e një transferimi të mesfushorit shqiptar te Real Madridi, Cenolli theksoi se Xhaka ka një kontratë afatgjatë me Sunderlandin, por pranoi se një ofertë nga “galaktikët” do të ishte e vështirë të refuzohej. Ndër të tjera Cenolli zbuloi se për Xhakën ka shfaqur interes edhe Manchester United dhe se vlera e lojtarit ka arritur në 35 milionë euro. “Xhaka ka një kontratë me Sunderlandin 2 plus 1. Por nëse Real Madridi të troket në derë, duhet ta mendosh mirë, pasi bëhet fjalë për një nga ekipet më...