Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

Prania e Lionel Messi në Shtetet e Bashkuara ka kaluar kufijtë e futbollit dhe është shndërruar në një fenomen kulturor e ekonomik. Në zemër të lagjes artistike Wynwood në Miami, një mural gjigant me portretin e yllit argjentinas mbulon fasadën e një ndërtese gjashtëkatëshe, ndërsa në dyqanin zyrtar të Inter Miami CF, pranë stadiumit të ri të klubit, tifozët presin në radhë për të fotografuar statujën e tij. Madje, një sektor i stadiumit mban emrin “Leo Messi Stand”, duke e kthyer futbollistin në një ikonë ende aktive në fushë dhe një monument jashtë saj. Entuziazmi për Messin ndihet në të gjithë SHBA-të. Tifozë nga shtete të ndryshme udhëtojnë për të ndjekur ndeshjet e Argjentinës, ndërsa fanellat bardhekaltër dhe ato me numrin 10 janë bërë një...