“Jam lutur që të mos humbja Kupën e Botës”, Yamal tregon makthin që ka kaluar javët e fundit
Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjen hapëse të Spanjës në Kupën e Botës 2026, por sulmuesi i Barcelonës po përpiqet shumë për rikuperimin e tij, që të jetë i gatshëm për ndeshjet e tjera. Në një intervistë të fundit për rrjetet zyrtare të Federatës spanjolle, Yamal tregoi “makthin” që ka kaluar këto javë, pas dëmtimit që pësoi me Barcelonën, që mund ta linte jashtë Botërorit. “Mbaj mend momentin kur u lëndova. Brenda vetes, po lutesha të mos ishte asgjë serioze, që të ishte thjesht dhimbje barku ose diçka e tillë, sepse Kupa e Botës ishte shumë afër dhe e dija që një dëmtim në kofshë, edhe pse nuk e kisha pasur kurrë më parë, nuk ishte diçka që shërohej shpejt. Kisha frikë se dëmtimi...
Burimi:
telesport.al