Italia synon revolucionin e madh, Maldini me misioni për të bindur Guardiolën

Italia synon revolucionin e madh, Maldini me misioni për të bindur Guardiolën

Italia gjendet në një nga periudhat më të vështira në historinë e saj. Mungesa për të tretën herë në Kupën e Botës ka vënë në lëvizje axurrët, të cilët tashmë janë gati për revolucionin e madh. Ndryshimi i parë erdhi nga kreu i Federatës dhe tanimë po vazhdon në postet e tjera drejtuese të Kombëtares. Një emër i njohur si Paolo Maldini është emëruar së fundmi në postin e drejtorit teknik të Kombëtares italiane. Më tej lëvizja e radhës pritet të jetë në krye të pankinës. Ndër kandidatët më të përfolur dhe më të pëlqyer për kampin italian është Pep Guardiola. Ky i fundit momentalisht është pa ekip, ndërsa në të shkuarën ka shprehur dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar. Aspekti financiar mbetet një...