Ishte surpriza e madhe e Botërorit! Vozinha bën gati llogarinë bankare, vijnë ofertat e çmendura të Arabisë Saudite

Ishte surpriza e madhe e Botërorit! Vozinha bën gati llogarinë bankare, vijnë ofertat e çmendura të Arabisë Saudite

Portieri veteran i Ishujve të Kape Verdes, Josimar José Évora Dias, i njohur gjerësisht si Vozinha, është shumë pranë një transferimi fitimprurës në Arabinë Saudite. Pas paraqitjeve të tij heroike në Kupën e Botës 2026, ku u bë një sensacion global, për 40-vjeçarin ka arritur një ofertë e jashtëzakonshme financiare që vështirë se mund të refuzohet. Vozinha fitoi zemrat e tifozëve dhe vëmendjen e mediave botërore pas ndeshjes historike kundër Spanjës, ku bëri shtatë pritje vendimtare për të siguruar një barazim pa gola (0-0). Kjo performancë jo vetëm që rriti vlerën e tij në treg, por shpërtheu edhe popullaritetin e tij në rrjetet sociale, duke fituar miliona ndjekës të rinj në një kohë rekord. Aktualisht, portieri është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me...