Ish-ylli i Real Madridit: Diomande kërcënon të ardhmen e Vinicius Junior. Mbappe është shkaku i problemit
Rafa Alkorta, ish-qendërmbrojtësi i Real Madridit, në një intervistë të fundit në Cadena SER, analizoi merkaton e klubit madrilen si dhe situatën aktuale me Vinicius Junior. “Është një situatë e ndërlikuar, sepse Vinicius vazhdon të ngecë në kushtet e tij dhe nuk e di se sa gjatë do të vazhdojë kjo gjë. Nëse Diomande arrin, ekziston mundësia që Vinicius të largohet. Gabim do të ishte nëse do të lejonin të largohej falas, një vit më pas. Real Madrid ka një problem, sepse kur negocion me një yll të nivelit të Vinicius, negociatat janë të vështira dhe zgjasin shumë. Litari mund të këputet. Dhe nëse ndodh, nuk do të jetë një katastrofë, sepse Vinicius është një lojtar nga i cili klubi e rikuperoi investimin e tij...
Burimi:
telesport.al