Ish-kreu i FSHF-së jep kontribut në sukseset e futbollit spanjoll, kthehet me Kupë Bote

Ish-kreu i FSHF-së jep kontribut në sukseset e futbollit spanjoll, kthehet me Kupë Bote

Ish-kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, e një nga shqiptarët e suksesshëm me karrierë ndërkombëtare në menaxhimin e futbollit, Eduard Dervishaj, ka kontributin e tij në sukseset e përfaqësueses spanjolle, përfaqësuese kjo që mbrëmjen e dy ditëve më parë u shpall kampione e botës, duke mundur në finale Argjentinën me rezultatin 1-0, pas 120 minutash lojë. Dervishaj ka ndarë me ndjekësit një status të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social “facebook”, duke nënvizuar se ndihej krenar me punën që ka bërë prej 30 vjetësh në futbollin spanjoll, si anëtar i kryesisë së Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit. “Kupa e Botës po udhëton për në Spanjë. Po fluturojmë mbi Atlantik. U nisëm nga Nju Jorku rreth orës 02:00 dhe, në këtë çast, futbollistët tanë...