Iraola: Nuk u dorëzuam deri në fund, lojtarët që erdhën nga stoli na dhanë energji

Iraola: Nuk u dorëzuam deri në fund, lojtarët që erdhën nga stoli na dhanë energji

“Ishim të pafat. Gjithsesi, jam shumë, shumë i kënaqur me performancën pas një kohe kaq të shkurtër në dispozicion. Djemtë luftuan deri në fund, vunë zemrën në fushë dhe kjo është diçka që thamë se nuk është e negociueshme”. Është kjo deklarata e trajnerit të Liverpool, Andoni Iraola, që në ndeshjen e parë si trajner i “reds” në Premier League barazoi 2-2 në fushën e Newcastle. Një barazim që erdhi në minutat shtesë, pas një penalltie të realizuar nga Szoboslai. “Ky është standardi, por në përgjithësi ishte një performancë shumë e mirë. Fatkeqësisht, nuk arritëm të merrnim tre pikët e plota. Kokat janë pak të ulura, por janë gjithashtu realistë, e dinë se kemi pasur shumë sfida të vogla tashmë“, tha trajneri Iraola. “Nuk mendoj...