Irani vendos kushte për Kupën e Botës, FIFA të garantojë vizat për ekipin
Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës në futboll këtë verë, por ka kërkuar një sërë garancish nga FIFA dhe organizatorët e turneut. Federata Iraniane e Futbollit njoftoi do të garojë në turne “pa asnjë tërheqje nga besimet, kultura dhe bindjet tona”, ndërsa këmbënguli që organizatorët “duhet të marrin parasysh shqetësimet” që ata kanë. Kërkesat vijnë pasi presidentit të federatës, Mehdi Taxh, iu mohua hyrja në Kanada para Kongresit të FIFA-s muajin e kaluar. Ai më vonë më vonë zbuloi se Irani i kishte paraqitur FIFA-s 10 kushte për pjesëmarrjen në Kupën e Botës, e cila fillon më 11 qershor në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Ndër kërkesat e publikuara në një deklaratë janë garancitë që të gjithë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët...
Burimi:
javanews.al