Irani akuza FIFA-s: Jemi kombëtarja më e keqtrajtuar në Botëror, të tjerët po marrin vendime për ne

Irani akuza FIFA-s: Jemi kombëtarja më e keqtrajtuar në Botëror, të tjerët po marrin vendime për ne

“Ne jemi skuadra më e keqtrajtuar e të gjithë Kupës së Botës”, u shpreh trajneri i ekipit kombëtar iranian, Amir Ghalenoei, pas barazimit 2-2 me Zelandën e Re në ndeshjen e tyre hapëse të zhvilluar në Los Anxhelos “Ata na vonuan mbërritjen, duke na detyruar të ktheheshim më herët se sa pritej pa na dhënë kohë për t’u rikuperuar. Pas ndeshjes, na thanë: ‘Duhet të largoheni menjëherë’. Është thelbësore për ne që të kemi kohë për t’u rikuperuar, por na kërkuan të fluturonim përsëri në kampin tonë stërvitor në Tijuana dhe kjo na mërziti vërtet”, shtoi trajneri i Iranit. “Nuk e dimë pse po na kthejnë mbrapsht. Mendoj se është shumë e çuditshme. Duket sikur të tjerët po bëjnë planet për ne. Vendimet po merren...