Investimet e FSHF / Fusha e re e sportit në Krujë drejt përfundimit, nis shtrimin e tapetit
Punimet për ndërtimin e fushës së vjetër të sportit në qytetin e Krujës kanë hyrë në fazën përfundimtare. Pas përfundimit të bazamentit dhe sistemit të drenazhimit, ka nisur edhe shtrimi i tapetit artificial, një nga etapat e fundit të këtij investimi të rëndësishëm për infrastrukturën sportive të qytetit. Për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit, FSHF zhvilloi së fundmi një inspektim në terren. Drejtori i Departamentit të Projekteve Infrastrukturore në FSHF, Kevin Lleshi monitoroi ecurinë e punimeve dhe në një prononcim për fshf.org tregoi se për shkak të problematikave të shkaktuara nga reshjet gjatë dimrit, projekti u rishikua për të garantuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe cilësore. “Pas problematikave të shkaktuara gjatë dimrit, u desh të rishikonim projektin në qytetin e Krujës dhe në...
Burimi:
sportekspres.com