Infrastruktura/ Vijon puna për ndërtimin e stadiumit të ri të Valiasit
FSHF vijon intensivisht punën për kompletimin e disa fushave dhe stadiumeve në disa bashki të vendit, kryesisht në Tiranë. Ndërkohë, punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të Valiasit po avancojnë me ritme të shpejta, ndërsa këto ditë ka nisur edhe shtrimi i tapetit të fushës, që është edhe faza përmbyllëse e këtij investimi të rëndësishëm që shumë shpejt do t’i shërbejë futbollit dhe komunitetit të zonës. Për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve, stadiumin e vizitoi specialistja e Departamentit të Projekteve dhe Infrastrukturës në FSHF, Pamela Ndocaj, e cila vlerësoi progresin e investimit dhe theksoi rëndësinë që ky stadium do të ketë për zhvillimin e futbollit në zonë, si dhe për krijimin e kushteve bashkëkohore për sportistët e rinj dhe komunitetin. “Punimet në...
Burimi:
sot.com.al