Ibrahimovic kritikon pacifizmin e lojtarëve të Spanjës: “Ah çfarë do t’i kisha bërë unë Paredesit”
21 Korrik 2026 13:31 Alfred Lleshi Zlatan Ibrahimovic, legjenda e futbollit dhe një nga protagonistët e Botërorit 2026 si komentator televiziv, kritikoi ashpër sjelljen e argjentinasit Leandro Paredes para dhe pas finales ndaj Spanjës. “Paredes mund të jetë i lumtur që në fushë nuk kishte një lojtar si unë. Nëse do të isha aty, do ta kisha qëlluar dhe do të isha përjashtuar. Është mungesë profesionalizmi nga ana e tij”, – tha Ibra për ndërhyrjen e Paredes ndaj Eric García dhe Gavit pas ndeshjes. Ish-sulmuesi suedez kritikoi edhe reagimin e lojtarëve spanjollë: “Nuk e di çfarë bëjnë lojtarët e Spanjës; thjesht shikojnë një lojtar tjetër që godet shokun e skuadrës”. Pas triumfit të Spanjës, Ibrahimovic deklaroi: “Fitoi futbolli. Mënyra si luan Spanja, mënyra si luajti...
Burimi:
telesport.al