“I urojmë fat në Botëror”! Man. City zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit

“I urojmë fat në Botëror”! Man. City zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit

2 Korrik 2026 17:31 Telesport Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Elliot Anderson është lojtari më i ri i Manchester City-t. “Qytetarët” kanë paguar 116 milionë paundë te Nottingham Forest (134 milionë euro) për mesfushorin 23-vjeçar, i cili është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Manchester City dhe lojtari më i shtrenjtë anglez në histori. “Manchester City dhe Nottingham Forest kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Elliot Anderson. Anderson, 23 vjeç, aktualisht po garon në Kupën e Botës me Anglinë dhe ka kryer vizitat mjekësore në Kansas. Formalitetet e transferimit do të finalizohen pas kthimit të tij në Angli. Ndërkohë, të gjithë në Manchester City i urojnë Elliot dhe skuadrës së Anglisë fat të mbarë në fushatën e tyre në Kupën e Botës dhe...