I transferuar me shumë bujë verën e kaluar te Roma, Real Madrid dhe Barcelona në garë për mesfushorin maroken

I transferuar me shumë bujë verën e kaluar te Roma, Real Madrid dhe Barcelona në garë për mesfushorin maroken

14 Prill 2026 19:36 Telesport Verën e kaluar, Roma bëri një transferim të bujshëm nga Lens për 23.5 milionë euro, ëpr të siguruar shërbimet e mesfushorit maroken Neil El Aynaoui. Në sezonin e tij të parë te verdheblutë dhe Serie A, 24-vjeçari nuk po arrin dot të përshtatet, duke luajtur një rol dytësor në formacionin e Gian Piero Gasperini. Marokeni është aktivizuar vetëm në 29 ndeshje dhe në shumicën e tyre ka pasur shumë pak minuta në dispozicion. Pavrësisht mos përshtatjes te Roma, për marokenin ka një interes konkret nga La Liga, konkretisht nga Real Madrid dhe Barcelona, bën të ditur “Sport”. Sipas raportimit në fjalë, dy gjigantët e La Ligës janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për transferimin e marokenit, duke pasur...