I shtohet listës së klubëve me merkato të bllokuar, Skënderbeun e pret një verë e nxehtë
Mediat pranë klubit Skënderbeu raportuan sot se klubi korçar ka marrë një goditje të rëndë nga FIFA, teksa i është bllokuar merkato. Pa shlyer pagesat e prapambetura për çështje ende të panjohura, klubi juglindor nuk mund të afrojë lojtarë në merkaton e verës. Skënderbeu e mbylli në vendin e 2-të të Kategorisë së Parë pas Laçit kampion duke siguruar biletën për Superiore 2026/27. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga klubi korçar, nëse do i mbyllin detyrimet financiare të humbura në gjyqet e FIFA-s në kohë, apo do të qëndrojnë pa aktivitet në merkaton e verës. Arsyet kryesore të bllokimit lidhen me borxhe të pashlyera ndaj ish-futbollistëve, trajnerëve ose stafit, si dhe vendime të humbura në FIFA. Në shumicën e rasteve, merkatoja zhbllokohet vetëm pasi...
Burimi:
sportiim.al