I rrëmbeu Zvicrës barazimin në fund, trajneri i Katarit: Kemi fituar të drejtën të ëndërrojmë

I rrëmbeu Zvicrës barazimin në fund, trajneri i Katarit: Kemi fituar të drejtën të ëndërrojmë

Qatari ka thyer çdo pritshmëri të mundshme, duke i rrëmbyer Zvicrës një barazim në sekondat e fundit të lojës. Julien Lopetegui ka thënë as ndeshjes se tashmë ekipi i drejtuar prej tij ka fituar të drejtën të ëndërrojë. Sipas tij, goli j shënuar nga Kuki ishte një shpërblim për punën e kryer. “Ishte tashmë historike të ishim këtu. Marrja e një pike kundër Zvicrës është shumë e rëndësishme. Pati një sërë rrethanash në të cilat ne mundëm të vuanin dhe shënuam atë gol, i cili është një shpërblim. Nuk e pashë penalltinë. Shanset e tyre? Ata kishin shumë. Ne do të vazhdojmë të ëndërrojmë, është një e drejtë që e kemi fituar”, ka thënë Julien Lopetegui./Sport Ekspres/