I ndan vetëm 5 mln euro, Atletico Madrid dhe Juventus nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët për lojtarin e finales së Botërorit

I ndan vetëm 5 mln euro, Atletico Madrid dhe Juventus nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët për lojtarin e finales së Botërorit

19 Korrik 2026 15:04 Telesport Pavarësisht se pati disa dëmtime të vazhdueshme rresht që ndikuan shumë në perfomancën e tij, Nico Gonzalez i ka bindur të gjithë tek Atletico Madrid, ku ishte i huazuar nga Juventus për sezonin e kaluar. Diego Simeone dëshiron ta mbajë Nico Gonzalez, dhe vetë mesfushori dëshiron të qëndrojë në Madrid. Problemi është se Atletico Madrid dhe Juventus nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Juventus pretendon 30 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin argjentinas, Atletico Madrid ofron jo më shumë se 25 milionë euro. Për momentin, lojtari është i fokusuar te finalja e Kupës së Botës ndaj Spanjës dhe më pas do të marrë pushimet e nevojshme. Gjatë kësaj kohe, Atletico dhe Juventus do të kenë të gjithë...