Historike/ Mbappe parakalon Messin, merr fronin me 22 gola në Botëror

Historike/ Mbappe parakalon Messin, merr fronin me 22 gola në Botëror

Kylian Mbappé ka rishkruar përfundimisht librat e historisë së futbollit botëror! Në një ndeshje dramatike dhe plot spektakël, ku Franca mposhti Anglinë me rezultatin 4-3, ylli francez realizoi një dygolësh vendimtar që e katapulton atë në majën e pashkelur të Kupave të Botës. Me rrjetën e tij të dytë në këtë supersfidë, Mbappé jo vetëm që vulosi dominimin e tij, por theu rekordin absolut: ai ka arritur shifrën e jashtëzakonshme të 22 golave në karrierë në Kupat e Botës, duke lënë zyrtarisht pas legjendën argjentinase, Leo Messi, i cili mbetet në kuotën e 21 golave. Botërori i vitit 2026 po rezulton një turne i jashtëzakonshëm për sulmuesin. Me këto dy rrjeta kundër anglezëve, ai ka shkuar në kuotën e 10 golave në këtë edicion, duke...