“Historia e futbollit ndërtohet mbi sakrifica”, Armand Duka nderon lojtarët e Kukësit

“Historia e futbollit ndërtohet mbi sakrifica”, Armand Duka nderon lojtarët e Kukësit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Kukës për të nderuar ish-futbollistët e viteve ’70-’80 të ekipit të Kukësit, në një ceremoni emocionuese të zhvilluar në Pallatin e Kulturës të qytetit. Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetëra ish-sportistë, familjarë të figurave të futbollit kuksian që nuk jetojnë më, tifozë të shumtë, si dhe personalitete të futbollit nga Shqipëria dhe Kosova. Gjatë ceremonisë u vlerësuan me mirënjohje disa prej emrave që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit kuksian, si Shkëlzen Domi, Rakip Kukali, Leftet Maliqi, Lefter Guri, Mano Meçka dhe Hikmet Uka. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka theksoi rëndësinë e ruajtjes së historisë së futbollit dhe respektit për ata që kontribuuan ndër vite në...