‘Hirushja’ e Botërorit, ndal 2-2 Uruguain dhe shkruan historinë
Miami – Kupa e Botës 2026 është e mbushur plot me surpriza në fushë dhe një gjë e tillë u pa edhe mëngjesin e kësaj të hëne. Në ‘Miami Garden’ të Floridas, Uruguai u ndal 2-2 nga Kepi i Gjelbër në ndeshjen që vlente për Grupin H.Debutuesit e Kepit të Gjelbër barazuan 0-0 kundër Spanjës në ndeshjen e parë, ndërsa sot konfirmuan se janë një surprizë e këndshme, me sfidën që ishte ndër më të bukurat e fazës së grupeve të këtij edicioni. Ekipi i drejtuar nga Pedro Leitao Brito është debutues në Kupën e Botës, duke shënuar edhe dy golat e parë historik.Që në minutat e para të lojës u pa se Kepi i Gjelbër nuk ka udhëtuar drejt Amerikës së Veriut për turizëm....
Burimi:
ntv.al