Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat

Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat

Pushimet e detyrueshme të hidratimit në Kupën e Botës 2026 po shkaktojnë debat të madh mes trajnerëve dhe ish-futbollistëve, teksa shumë prej tyre i konsiderojnë më shumë si “pushime për të prishur ritmin” sesa masa për mirëqenien e lojtarëve. Në çdo ndeshje, arbitrat ndalin lojën rreth minutës së 22-të të secilës pjesë për një pauzë treminutëshe, me qëllim përballimin e temperaturave të larta në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Megjithatë, kritikët pyesin pse këto ndërprerje zhvillohen edhe në stadiume me çati të mbyllura dhe klimë të kontrolluar. Trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, u shpreh kundër këtij rregulli, duke theksuar se pushimet duhet të aplikohen vetëm në kushte ekstreme moti. Ndërkohë, disa skuadra duket se kanë përfituar direkt nga këto ndërprerje. Brazili barazoi ndaj Marokut vetëm gjashtë...