Hidhet shorti për kalendarin e ri të Kategorisë Superiore, sezoni hapet me duelin Egnatia-Teuta
Adriatik BALLA Kampionati iu sezonit të ri mori udhë ditën e djeshme me hedhjen e shortit sezonal, ndërkohë që formula e garës këtë vit parasheh disa ndryshime që e komplikojnë së tepërmi jo vetëm garën për titull, por edhe rivalitetin e fundtabelës. Kështu, u hodh ditën e djeshme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2026/2027. Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, si edhe përfaqësues të medias. Edicioni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar do të nisë më 22 gusht me disa përballje mjaft interesante, teksa shorti rezervoi duele që premtojnë spektakël që në javën e parë. Edicioni 2026/2027 i “Abissnet Superiore” do të zhvillohet fillimisht...
Burimi:
sot.com.al