Hero edhe jashtë fushës! Francesco Toldo neutralizon hajdutin e biçikletës në qendër të Milanos
10 Korrik 2026 8:31 Alfred Lleshi Ish-portieri i Interit, Francesco Toldo, u bë protagonist i një ndërhyrjeje spektakolare në qendër të Milanos, duke ndaluar një hajdut biçikletash dhe kthyer mjetin pronarit. Pak para orës 20:00, Toldo, aktualisht përgjegjës i projektit “Inter Legends”, po parkonte skuterin në rrugën “Via Agnello”, kur pa një të ri që po ndiqte një tjetër me biçikletë. Pasi e ndaloi dhe e pyeti se çfarë kishte ndodhur, mori përgjigjen: “Ma vodhi biçikletën”. I veshur me uniformën e vullnetarit të Mbrojtjes Civile, ish-portieri u vu menjëherë në ndjekje të hajdutit. E arriti pranë “Corso Vittorio Emanuele II”, e rrëzoi nga biçikleta, ia mori atë dhe ia ktheu pronarit mes duartrokitjeve të kalimtarëve. “Ishte e pabesueshme. E kuptova menjëherë çfarë kishte ndodhur. Sapo...
Burimi:
telesport.al