Henri kritikon ashpër Ronaldon: Portugalisë i duhet të fitojë por CR7 synon të jetë protagonist vetë
Adriatik BALLA Botërori mbylli xhiron e tij të parë në fazën e grupeve dhe në këtë fazë nuk kanë munguar emocionet por edhe surprizat, sikurse ishte barazimi i Spanjës dhe i Brazilit, por edhe barazimi i Portugalisë, tri skuadra këto që konsiderohen prertendente për të fituar titullin në këtë Kupë Bote. Legjenda franceze Thierri Henri ka kritikuar Kristiano Ronaldon pas barazimit 1:1 të Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026. Gjatë analizës së ndeshjes në “Fox Sports”, ish-sulmuesi francez vlerësoi se Ronaldo në disa raste e vendosi dëshirën për të shënuar mbi nevojat e ekipit. “Një gjë është e rëndësishme, njerëz. Ju që po na shikoni nga shtëpia, mbajeni mend: ekipi ka nevojë të shënojë, jo ti”, ka thënë Henri....
Burimi:
sot.com.al