Harry Kane parakalon Pelè në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Kupës së Botës
2 Korrik 2026 7:19 Alfred Lleshi Harry Kane vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës. Sulmuesi anglez realizoi dy gola të mërkurën, në fitoren 2-1 ndaj RD Kongos, në 1/16-at finale, duke e çuar në 13 numrin e golave të shënuar në këtë kompeticion. Me këtë arritje, ai barazon francezin Just Fontaine, golashënuesin e gjashtë më të mirë në historinë e Kupës së Botës, i cili këtë shifër e kishte arritur në vetëm një edicion, atë të vitit 1958. Ndërsa Lionel Messi dhe Kylian Mbappé vazhdojnë garën për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës, me argjentinasin në kuotën e 19 golave dhe francezin me 18, Kane mbetet në ndjekje të tyre. Sulmuesi i Bayern Munich tashmë renditet në...
Burimi:
telesport.al