Hansi tejkalon Flick…. Nga titulli te titulli, ja pse Barcelona është përmirësuar

Hansi tejkalon Flick…. Nga titulli te titulli, ja pse Barcelona është përmirësuar

30 Prill 2026 13:32 Alfred Lleshi Barcelona pritet të shpallet kampione e La Liga-s në ditët në vijim. Mbetet vetëm të përcaktohet data, që mund të vijë këtë fundjavë nëse fiton ndaj Osasuna dhe Real Madridi nuk fiton ndaj Espanyol. Do të ishte një titull “nga divani”, por në klub duan ta mbyllin sa më shpejt. Blaugranët kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer dhe, ndonëse janë krahasuar shpesh me ekipin e Hansi Flick, tani rezultatet janë më të mira. Mund ta fitojnë titullin që në javën e 34-t, katër javë para fundit, ndërsa sezonin e kaluar e siguruan në javën e 36-të. Objektivi i madh mbetet grumbullimi i 100 pikëve, një shifër historike e arritur vetëm dy herë (përfshirë Barcelonën e Tito Vilanova më 2013)....