Hamilton i kënaqur me Ferrarin: S’më ndali moti i keq, vazhdoj kështu

Hamilton i kënaqur me Ferrarin: S’më ndali moti i keq, vazhdoj kështu

Hamilton ishte në timonin e SF-26 në një pasdite me shi të martën në Barcelonë, ndërsa nuk ka hezituar të japë mendimin e tij për Ferrarin e ri. Piloti i njohur, është shprehur i kënaqur me performancën fillestare të makinës, pas xhirove të para testuese të sezonit. “Ishte një ditë mjaft impenjative, sepse filloi të binte shi paradite, – ka thënë Hamilton për sitin e F.1 – Të kuptonim si funksionojnë gomat ishte vërtet produktive. Bashkë me Leclerc kemi bërë rreth 120 xhiro. Duke ditur që ishte lagështirë dhe me flamur të kuq (për daljen nga pista të Hadjar), mendoj se është një rezultat solid, prandaj jam krenar për të gjithë në fabrikë që e kemi sjellë makinën në këtë pikë”. “Kemi marrë shumë informacion...