Haland “vrasës” para porte, Norvegjia nxjerr jashtë Senegalin

Haland “vrasës” para porte, Norvegjia nxjerr jashtë Senegalin

Norvegjia pas fitores së parë nuk u ndalet dhe në të dytën ndërsa kundër Senegalit arriti të triumfojë 3-2, duke siguruar një vend në raundin e 32-ve. Pa dyshim, edhe në këtë sukses skandinav ylli ishte Erling Haland, i cili shënoi dy gola të tjerë duke shkuar në 4 të tillë në dy ndeshje. Në stadiumin New York/New Jersey, sfida nisi me presion të europianëve për të shënuar me Pedersen në të 43′-ën. Në të dytën në skenë ngjitet sulmuesi i Sitit duke shënuar në minutat 48′ dhe 58′. Sidoqoftë në mes regjistrohet edhe goli i Sarr për afrikanët në të 53′. Por pikërisht kur loja dukej se kishte mbaruar, Senegali u zgjua, duke ngushtuar diferencën sërish me anë të Sarr në minutën e 93-të....