Hajdutët hyjnë në banesën e Benjamin Pavard, bashkëshortja shqiptare jep alarmin, arrestohen 5 persona
Banesa e futbollistit francez Benjamin Pavard në Marsejë është bërë objekt i një tentative grabitjeje mbrëmjen e së mërkurës. Sipas informacioneve, pesë persona dyshohet se kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së mbrojtësit të Olympique de Marseille, por janë pikasur nga bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Të dyshuarit janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Mercedes, por policia franceze ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të lokalizojë makinën pak minuta më vonë. Brenda automjetit ndodheshin pesë persona, të cilët janë ndaluar dhe shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe po verifikojnë nëse të ndaluarit mund të jenë të përfshirë edhe në...
Burimi:
vizionplus.tv