Haaland shpërthen për penalltinë e Mbappé: Të presësh 3 minuta për ta gjuajtur është vërtet shumë
10 Korrik 2026 14:24 Alfred Lleshi Edhe Erling Haaland ka komentuar një nga episodet më të diskutuara të çerekfinales mes Francës dhe Marokut; penalltinë e humbur nga Kylian Mbappé. Sulmuesi norvegjez kritikoi kohën e tepërt të pritjes përpara ekzekutimit të penalltisë, duke theksuar se një vonesë e tillë ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin e lojtarit që gjuan. Penalltia e akorduar për Francën nga arbitri Tello, pas ndërhyrjes së qartë të Mazraoui, u ekzekutua vetëm pas më shumë se tre minutash pritjeje, për shkak të kontrolleve dhe protestave në fushë. Sipas Haaland, një situatë e tillë dëmton në mënyrë të pashmangshme lojtarin që vendoset te pika e bardhë. Në këtë rast ishte ylli i Real Madridit dhe i Francës, Kylian Mbappé, i cili megjithatë la gjurmë në...
Burimi:
telesport.al