Haaland me “pizhame” në ditëlindjen e të dashurës, festa ndryshe e çiftit në Itali

Haaland me “pizhame” në ditëlindjen e të dashurës, festa ndryshe e çiftit në Itali

Veshja në stil pizhame, e pasuruar me disa detaje, nuk është një risi, sidomos në sfilatat e modës së lartë. Por në Taormina, ku për katër ditë u zhvilluan evente dhe sfilata të “Dolce & Gabbana”, shumë kureshtje shkaktoi fakti që Stefano Gabbana u pa duke lëvizur në rrugicat e qytetit me “pizhame” blu nga koleksioni i tij dhe me shapka. Më pas nuk kaloi pa u vënë re edhe veshja prej mëndafshi me ngjyrë të gjelbër, në stil nate, e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, i cili e festoi në restorantin “Da Nino” ditëlindjen e partneres së tij, Isabel, me një tortë në formë zemre. Një darkë me specialitete siciliane, ku pamja e tij tërhoqi vëmendjen. Elegant dhe i buzëqeshur, ylli i futbollit iu përgjigj...