Haaland kundër Kane, nata e super-goleadorëve. Norvegji–Angli vlen gjysmëfinalen
Pas kualifikimit të Francës dhe Spanjës, radha iu vjen Norvegjisë dhe Anglisë, të cilat sonte do të përballen në “Hard Rock Stadium” të Miami për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026. Skandinavët vijnë në këtë sfidë pasi eliminuan Brazilin, ndërsa “Tre Luanët” lanë jashtë Meksikën. Fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Argjentinë–Zvicër. Vëmendja më e madhe është te përballja mes dy prej sulmuesve më të mirë në botë: Erling Haaland dhe Harry Kane. Njëri përfaqëson brezin e ri të goleadorëve, tjetri përvojën dhe instinktin e një “numri 9” klasik. Një duel që mund të ndezë edhe debatin: kush është sulmuesi më i mirë në botë? Norvegjia e drejtuar nga Ståle Solbakken ka shkruar tashmë historinë...
Burimi:
telesport.al