Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit
Norvegjia shkakton surprizën më të madhe të Kupës së Botës 2026, duke eliminuar Brazilin me rezultatin 2-1 në fazën e 1/8 së finales. Heroi absolut i sfidës në New Jersey është Erling Haaland, i cili realizon dopietë dhe dërgon skandinavët për herë të parë në çerekfinalet e një Botërori. Ndeshja nis me ritëm të lartë dhe Norvegjia mendon se kalon në avantazh, por goli i Patrick Berg anulohet për pozicion jashtë loje të Alexander Sørloth. Brazili fiton më pas një penallti pas ndërhyrjes së Kristoffer Ajer ndaj Matheus Cunha, por Bruno Guimarães dështon nga pika e bardhë, pasi portieri Ørjan Nyland pret goditjen e tij. Brazilianët krijojnë raste të tjera me Gabriel Martinelli dhe Vinícius Júnior, por Nyland zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme, duke mbajtur...
Burimi:
javanews.al