Guff i jep “lamtumirën” Roland Garros, avancojnë më tej Sabalenka, Osaka dhe Keys

Guff i jep “lamtumirën” Roland Garros, avancojnë më tej Sabalenka, Osaka dhe Keys

31 Maj 2026 6:56 Telesport Janë mbyllur takimet e raundit të tretë në grand slam-in e Roland Garros në tenis. Pas eliminimit të Sinner, tri tenistë të tjerë italianë vazhdojnë garën: Matteo Berrettini, Flavio Cobolli dhe Matteo Arnaldi. Te femrat, avancon më tej tenistja japoneze Naomi Osaka, që mundi 2-1 Iva Jovic. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 Daria Kasatkina. Surpriza e ndeshjeve të raundit të tretë për femra është eliminimi i amerikanes Coco Gauff, që u mund 2-1 nga Anastasia Potapova. Më tej avancon tenistja tjetër amerikane Madison Keys.