Guardiola: Premier i vështirë, të fitosh 3-0 në fund të sezonit me kaq shumë ndeshje tregon karakter

Guardiola: Premier i vështirë, të fitosh 3-0 në fund të sezonit me kaq shumë ndeshje tregon karakter

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij, që fitoi 3-0 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e fundit në Premier League. Sukses që mban “qytetarët” në garë për titullin, pasi janë vetëm 2 pikë pas Arsenal me dy ndeshje nga fundi. Spanjolli komentoi faktin se bëri 6 ndryshime në formacion para ndeshjes: “Kur kalendari është kaq i ngjeshur dhe të gjithë janë në formë të mirë, të gjithë duhet të kontribuojnë. Ekipi ka karakter.” “Trajneri është këtu për të marrë rreziqe. Ne duhet të marrim vendime, pastaj rezultati do të përcaktojë nëse do të gjykohemi mirë apo, përkundrazi, do të shkatërrohemi. Duhet ta pranojmë këtë. Unë u besoj atyre, përndryshe nuk do të ishim këtu”, tha Guardiola. “Ne luajmë...