Guardiola: Nuk mbështes asnjë kombëtare në Botëror, ja si mund të fitojë Spanja ndaj Argjentinës

Guardiola: Nuk mbështes asnjë kombëtare në Botëror, ja si mund të fitojë Spanja ndaj Argjentinës

Trajneri spanjoll Pep Guardiola, aktualisht pa skuadër, pas një dekade me suksese te Manchester City, ka dhënë një intervistë për “OKX”, ku pranon se në Botëror “nuk mbështet një kombëtare të caktuar”. “Në Botëror do të zgjedh lojtarët që më pëlqejnë; nuk mbështes një kombëtare të veçantë, por skuadrat me futbollistë që i vlerësoj dhe me të cilët kam luajtur. Do të jem i lumtur t’i mbështes”, – shpjegoi trajneri 55-vjeçar. Guardiola theksoi: “Nëse Argjentina fiton Botërorin, ka lojtarë që i njoh; e njëjta gjë vlente për Francën. Sa i përket Portugalisë, ka lojtarë, kombinimi i të cilëve më ka impresionuar”. Për Spanjën e Luis de la Fuente, që do të luajë finalen e Botërorit ndaj Argjentinës, tha: “Nëse Rodri tregon nivelin e tij në...