Guardiola i “fiksuar” me 19-vjeçarin e Barcelonës, City përgatit 90 milionë euro për transferimin e bujshëm
4 Maj 2026 18:54 Telesport Pavarësisht se nuk ka bërë dhe një sezon aq të mirë, madje në shumë ndeshje ka marrë kritika të shumta, Pau Cubarsi është një nga mbrojtësit e rinj më premtues. Pep Guardiola është një fans i madh i 19-vjeçarit dhe e sheh atë si një përforcim ideal për të tashmen dhe të ardhmen e Man. City. Sipas medieve angleze, City është gati të ofrojë deri në 90 milionë euro për të sigurar shërbimet e qëndërmbrojtësit të ri spanjoll. Në anën tjetër, edhe pse oferta është vërtet tunduese, duket e vështirë që Barcelona të “lëshojë” nga duart një lojtar premtues si Cubarsi, i cili gëzon besimin e plotë të stafit të trajnerve dhe të drejtuesve të klubit.
Burimi:
telesport.al