Guardiola e ka të qartë hapin e radhës: “Jam i lodhur, por jo bosh. Përkundrazi…”
Pep Guardiola përjetoi të dielën një nga ato mbrëmje të vështira për t’u menaxhuar, edhe për një trajner të mësuar prej vitesh me presionin. Tekniku nga Santpedor i dha lamtumirën “Etihad” pas 10 vitesh historike në krye të Manchester City, një cikël i mbushur me trofe, rekorde dhe lidhje të veçantë me tifozët, të cilët e përshëndetën me emocion pavarësisht humbjes 2-1 ndaj Aston Villa të Unai Emery. Në një intervistë për “Tu Diràs” në RAC1, Guardiola foli për fundin e një epoke që ndryshoi historinë e klubit anglez: “Në Stamboll mbyllëm një cikël duke fituar Champions League, por më pas mendon menjëherë për sezonin e ri. Me kalimin e kohës do ta rihap atë kapitull, sepse ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Unë nuk jam...
Burimi:
telesport.al