Bruno Guimaraes shkakton “viktimën” e parë tek Arsenal? Chelsea gati të përfitojë

Bruno Guimaraes shkakton “viktimën” e parë tek Arsenal? Chelsea gati të përfitojë

5 Gusht 2026 20:48 Telesport Nga momenti në moment pritet zyrtarizimi i Bruno Guimaraes tek Arsenal. Një operacion që pritet të mbyllet për shifrën 100-110 milionë euro. Ardhja e brazilianit, bën që mesfusha e “Topçinjve” të jetë e mbingarkuar dhe pritet të ketë largime. Mediet angleze zbulojnë se “viktima” e madhe mund të jetë Martin Zubimendi. Pavarësisht rëndësisë që ka për Mikel Artetën dhe faktit që është nën kontratë deri në vitin 2030, Zubimendi mund të kërkojë largimin pas ardhjes së Guimaraes. Chelsea po shqyrton me kujdes situatën dhe mund të ndërhyjë. Zubimendi pëlqehet shumë nga trajneri i “Bluve”, Xabi Alonso, i cili do të ishte i gatshëm për të bërë gjithçka për të transferuar Zubimendin.