Iku fshehurazi nga grumbullimi dhe dorëzoi raport mjekësor, reagon klubi i Serisë A: E turpshme, kërkon të na zhvasë
Sebastiano Esposito është kthyer në një çështje në klubin e Kaljarit. Lojtari italian shtangu opinionin sportiv dhe klubin, teksa u largua fshehurazi nga kampi stërvitor. E si për të mos u mjaftuar me kaq, dorëzoi më pas një raport mjekësor për të marrë disa ditë pushim. Drejtori sportiv i Kaljarit ka thyer heshtjen në lidhje me këtë çështje. Stefano Melisi e ka konsideruar të turpshëm raportin mjekësor të lojtarit, i cili përpara pak kohësh mori edhe një rritje të pagës së tij. “Ky është një nga ato raste që nuk pasqyron mirë botën e futbollit dhe padyshim i bën tifozët dhe entuziastët pak të zhgënjyer. U habitëm dhe u zhgënjyem nga zhvillimi i kësaj situate. Kaljari ishte ulur me menaxherin në një fazë të hershme,...
Burimi:
sportekspres.com